Turqi, 17 shtator NOA - Njeriu më i gjatë në botë tashmë gjendet në Turqi.
Ai është plotë 2 metra e 46 centimetra i gjatë dhe ka duar e këmbë më të mëdha në botë.
Sultan Kosen 26-vjeç ishte normal deri në adoleshencë por pikërisht një sëmundje e zgjati e atë duke e kthyer në një "gjigant" para njerëzve të zakonshëm të cilët duhet të kthejnë kokën për të parë atë në fytyrë njësoj si të shihnin një aeroplan në qiell.
Gjatësia e tij e ka futur Kosen në librin e rekordeve Guines, si njeriun më të gjatë në botë.
Gjatësia e cila kalon normalen nuk e ka penguar të riun të shprehet se dëshiron të gjejë dashurinë e tij dhe të martohet pasi preferon të ketë fëmijë.
Por nqëqoftëse rrobat, krevati deri më tani janë bërë me porosi për 26-vjeçarin dhe porositen më thjeshtë për të edhe në të ardhmen, a mund të gjendet një nuse me porosi për Kosen?
Sidoqoftë ai e ka shprehur dëshirën e tij për të dashuruar.
Para gazetarëve ai paraqitet krejtësisht i qetë i mbajtur me anë të dy bastunëve ndërsa kishte veshur një kostum që vetëm i porositur mund t'i rrinte trupit të tij.
k.k/NOA