Tiranë, 17 shtator NOA-Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministren e Drejtësisë së Kosovës, znj. Nekibe Kelmendi.
Â
Ministrja Kelmendi e uroi kryeministrin Berisha me rastin e fillimit të punës së qeverisë së re shqiptare.
Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh se qeveria ka përgatitur një program ambicioz, jetik për vendin dhe të realizueshëm.
Më tej, biseda u përqendrua në bashkëpunimin midis dy qeverive dhe ne veçanti midis ministrive të drejtësisë së dy vendeve.Â
Bashkëbiseduesit konkluduan se Kosova ka bërë progres dhe se ajo tashmë prodhon stabilitet ne rajonin e Ballkanit.
Kryeministri Berisha shprehu bindjen e palëkundur se procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës është në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme.