Beograd, 17 shtator NOA - Shuan familjen e tij dhe më pas vret veten.
Krimi i katër fishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lugovçan të Smederevës në serbi kur 38-vjeçari, Sllagjan Kuzmanovic ka vrarë babain, nënën dhe të vëllain e tij.
Pasi zbrazi armën në drejtim të familjes së tij, 38-vjeçari nuk kurseu plumbat as mbi veten e tij.
Fqinjët e familjes Kuzmanovic lajmëruan menjëherë policia e cila gjeti në banesë katër viktima.
Arma është gjetur pranë trupit të 38-vjeçarit çka hodhi menjëherë dyshimet se ai ishte autori i masakrës.
Policia ende nuk ka dhënë ndonjë version zyrtar mbi motivet që kanë detyruar mesoburrin të shuajë familjen e tij.
Ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet.
k.k/NOA