English

Mbledhja e parë e qeverisë, Berisha fton opozitën për bashkëpunim

Tiranë, 17 shtator, NOA - Pas betimit tek Presidenti i Republikës, qeveria e re është mbledhur në mbledhjen e saj të parë. Në fjalën e saj të hapjes, kryeministri ka përmendur edhe njëherë prioritetet e punës së saj, duke pohuar se ajo do të jetë qeveria e transparencës dhe e integrimit evropian.

"Do përpiqemi për mbledhje qeverie të hapura. Kushtetuta nuk lejon zhvillimin e mbledhjeve të hapura të qeverisë ndaj ftoj opozitën që të ndryshojë këtë ligj", tha më pas Berisha.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për bojkotin e opozitës, duke e ftuar atë të zërë vendin e saj në Kuvend, për të vazhduar reformat e mëdha të nevojshme për integrimin europian të Shqipërisë. "Në kuadër të ligjeve të vendit jemi të gatshëm të pranojmë çdo kërkesë të opozitës për cdo problem që ajo të gjykojë se është në interesin e saj apo të vendit. Për kërkesat që bien ndesh me ligjin, me parimin themelor të ndarjes së pushtetit ato nuk duhet të mendohen as nga pozita e as nga opozita", deklaroi Berisha. Më tej kreu i qeverisë i bëri thirrje opozitës dhe kryetarit të PS-së Edi Rama të lexojë raportin e OSBE/ODIHR i cili vlerësoi këto zgjedhje dhe të kthehet në Parlament për të vazhduar bashkëpunimin për reformat e mëdha dhe për rekomandimet e OSBE/ODIHR. n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE