Melburn, 17 shtator, NOA - Një rast i ngjashëm me atë të austriakut Josef Fritzl, i cili mbajti vajzën e tij të burgosur për 24 vjet dhe që kishte shtatë fëmijë me të, është konstatuar së fundmi edhe në Australi.
Bëhet fjalë për një burrë, i cili u arrestua dhe u akuzua për një seri aktesh seksuale dhe veprave të kryera incest me vajzën e tij gjatë një periudhe kohore prej 30 vjetësh.
Ai është një burrë mbi 60 vjet, i cili do të paraqitet në gjykatë në nëntor, në përgjigje të 80 akuzave nda tij, përfshirë jo vetëm përdhunimet ndaj vajzës, por edhe kërcënimet me vdekje që i ka bërë asaj vazhdimisht asaj dhe nënës.
Testet e ADN-së kanë treguar që ky njeri është është babai i katër vajzave, njëra prej të cilave vdiq menjëherë pas lindjes, të gjithë lindur në spital, por pa emrin e babait të certifikatave të lindjes.
Lajmi u zbuluar nga gazetat australiane, sipas të cilave ky njeri kishte kryer akte seksuale me të bijën kur ajo ishte 11 vjeç dhe pikërisht atëherë nisën edhe
kërcënimet e dhuna edhe ndaj nënës së saj.
Ministri i Shërbimeve të Komunitetit, Lisa Neville, ka urdhëruar urgjent një raport mbi rastin në fjalë.
n.e/NOA
Â
Â