Tiranë, 17 shtator NOA - Antikrimi ekonomik-financiar pranë policisë së Tiranës nisi hetimet ndaj një 54-vjeçari i cili posedon disa llogari bankare ndërsa nuk ka deklarimin e këtyre të ardhurave.
Pasuria e 54-vjeçarit K.Z, i cili nuk kishte mundur t'i justifikonte ato ka detyruar policinë e kryeqytetit të nisë hetimet.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se K.Z, dyshohet se ka hapur disa llogari bankare individuale dhe të përbashkëta, pa deklaruar burimin e këtyre të ardhurave. Ndërkohë që pasi është marrë në pyetje ai u la i lirë ndërsa hetimet në ngarkim të tij do të vazhdojnë për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale".
k.k/NOA