English

Presidenti Topi niset në Mal të Zi, i ftuar nga homologu i tij

Tiranë, 17 shtator NOA-Presidenti i Republikës  Bamir Topi u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Malit të Zi, me ftesë të Presidentit malazez, Filip Vujanoviç.

Gjatë qëndrimit të tij në shtetin fqinj, presidenti Topi do të zhvillojë takime me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, kryeministrin malazez, Milo Dukanoviç, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë parlamentarë, politikë dhe të pushtetit lokal.

Temë qëndrore e bisedimeve do të jetë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në kuadër dhe të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit ballkanik në strukturat euroatlantike.

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, lehtësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve sipas standardeve të BE-së, forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar ndërkufitar dhe trafiqeve të paligjshme, janë disa nga pikat kryesore për të cilat do të bisedohet në këto takime.

Në përfundim të takimit mes tyre, Presidenti Topi dhe homologu i tij malazez, Vujanoviç, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

KOMENTE