English

Propozimi, "San Siro" - kandidaturë për finalen e Champions në vitin 2014

Tiranë, 16 shtator NOA - Qyteti i Milanit e ka dërguar kandidaturën drejt UEFA-s, me dëshirën e madhe që finalja e Ligës së Kampionëve, për vitin 2014 të zhvillohet në stadiumin gjigant "San Siro".

Zëdhënësi i "Comune Di Milano", Alan Rixi konfirmoi në një deklaratë se këtë kandidaturë të skuadrës së qytetit të Milanit e ka nisur drejt UEFA-s për t'u marrë në konsideratë.

Rixi ka premtuar se deri në vitin 2014 stadiumi "San Siro" do të jetë i rinovuar mjaftueshëm dhe i përshtatshëm për të pritur një ndeshje të madhe.

Vetëm një vit më parë ishte "Olimpiko" i Romës, që priti një ndeshje të Ligës së kampionëve. Barcelona mundi në finale Mançester Junajtid.

e.r/NOA

KOMENTE