English

Rinas, kapet një 24-vjeçar posedonte dokumente false

Tiranë, 17 shtator NOA - Posedonte dokumente të falsifikuara kapet në Rinas një 24-vjeçar i sapo depërtuar nga Italia.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se dje Komisariati i Policisë së Rinasit filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të "Falsifikimit të dokumenteve" në ngarkim të 24-vjeçarit Altin Haka, banues në Kavajë.

Sipas policisë, procedimi në ngarkim të tij filloi sepse ditën e djeshme duke udhëtuar me linjën ajrore Alitalia-Milano, është kthyer si shtetas i depërtuar nga Italia, ku pas kontrollit të dokumenteve të ardhura nga ana e autoriteteve të policisë Italiane u konstatua se, posedonte pasaportë shqiptare në emër të tij, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar.

Gjithashtu në faqen nr. 9 të kësaj pasaporte ndodhet një vize schengen greke me dhe në faqen nr. 11, ndodhet një tjetër vizë schengen greke, për të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Po ashtu në faqen nr. 48 të kësaj pasaporte ndodhen tre vula hyrje-dalje të Pikës së kalimit Kufitar Kapshticë të dyshuara si të falsifikuara. Nga ana e specialistëve të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Rinas u bë sekuestrimi i provës materiale si dhe u kryen veprimet e para hetimore dhe proceduariale ndërkohë që materialet hetimore të përpiluara i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.

k.k/NOA

KOMENTE