Washington, 17 shtator NOA-Presidenti Barak Obama shpalli një politikë të re për një sistem të mbrojtjes kundër raketave në Europë duke i dhënë fund planeve për instalimin e një mburoje antiraketë në Poloni dhe në Republikën Çeke.
Në njoftimin e bërë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti riafirmoi vendosmërinë e tij për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve ndaj një kërcënimi me raketë nga ana e Iranit.
Ai tha se ndryshimi në programin amerikan është rrjedhojë e një vlerësimi të ri të programit raketor iranian.
Rusia e kishte kundërshtuar me forcë instalimin e mburojës antiraketë në Europën Lindore.
Sistemi i mbrojtjes nga raketat fillimisht u propozua nga ish-Presidenti Xhorxh Bush, i cili tha se ai do ta mbronte rajonin nga një sulm i mundshëm me raketë nga Irani.
Por gjeneral i marinës amerikane dhe zëvendësshef i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, Xhejms Kartrajt, kohët e fundit tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbivlerësuar se sa pranë ndërtimit të një sistemi raketash balistike me rreze të gjatë veprimi është Irani.
Ky plan po ashtu zemëroi Rusinë.
Â