English

Shqipëria në eurozonë? Qeveria paralajmëron lamtumirë për lekun dhe zëvendësim me euron

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 18 Shtator NOA - Qeveria shqiptare paralajmëron një lamtumirë për lekun vendas, ndërsa deklaron futjen brenda një kohe të shkurtër të euros, si paraja që do të qarkullojë në duart e shqiptarëve.

Ky fakt u konfirmua nga vetë kryeministri Sali Berisha, i cili pohoi se nuk sheh rrugëdalje tjetër për lekun, i cili që nga fillimi i vitit është përballë një euroje që forcohet çdo ditë e më shumë.

Deklarata e kreut të qeverisë u bënë në konferencën e 8-të Ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë.

"Do të na duhet të dorëzohemi, madje edhe shumë më shpejt se ç'mund ta kishim parashikuar. Nuk mund të përballemi me një euro të fortë, shpëtimi është që të bëhemi pjesë e saj".

Më herët, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kishte hedhur kritika të shumta për subjektet tregtare në vend që përdorin gjithnjë dhe më shumë euron, kur monedha vendase është leku. Fullani pohoi se përdorimi i euros sidomos në kredi, sjell shqetësime ekonomike për kreditorët.

***

Deklarata e kryeministrit Berisha, u pasua edhe me një apel të ndaj bankave të nivelit të dytë që të guxojnë të kreditojnë sa më shumë ekonominë.

Shqipëria si një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, të ardhmen ekonomike e ka drejt eurozonës, por ekspertët vendas janë të mendimit se ky proces nuk mund të kryhet në një të ardhme të afërt pasi do të kishte pasoja.

Duke folur për situatën aktuale, guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, u ka kujtuar qytetarëve për rrisqet e marrjes së kredisë në valutë të huaj, ku kursi i këmbimit mbetet rreziku kryesor.

/r.l/e.r/NOA/

KOMENTE