English

Aksioni nuk do ndalet, Policia: Shoferët e papërgjegjshëm, vetëm dje 1600 gjoba

Tiranë, 18 shtator NOA - Policia Rrugore nuk do të ndalë aksionin e saj për të ndëshkuar me masa administrative shkelësit e kodit rrugor.

Prej 10 ditësh policia ka ndërmarrë një aksion për të gjobitur shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, por duke konstatuar se shkelësit jo vetëm që nuk janë minimizuar por përkundrazi janë shtuar ka detyrua rrugorët të qëndrojnë për shumë kohë në aksion duke vjelur gjoba të konsiderueshme.

Sipas burimeve policore prej 10 ditësh jo vetëm gjobat e shumta të publikuara por edhe mirëkuptimi nga ana e qytetarëve që ka kërkuar publikisht policia nuk ka bindur drejtuesit e mjeteve të jenë më të vëmendshëm ndaj kodit rrugor.

Në këto kushte shërbimet e Policisë së Tiranës nën drejtimin e drejtuesve të Policisë së Tiranës, do vazhdojnë me intensitet punën për kontrolle të shumta që ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. Vetëm ditën e djeshme në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e Policisë janë vendosur 1620 gjoba me vlerë 1.70 9200 lekë, si dhe janë pezulluar 8 leje drejtimi.

k.k/NOA

KOMENTE