Tiranë, 18 shtator NOA-Ministri i Brendshëm Lulzim Basha mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 24 oficerëve të policisë që përfunduan me sukses një kurs trajnimi të financuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për parandalimin e aktiviteteve terroriste.
Në këtë kurs trajnimi janë trajtuar si tema kryesore të drejtat e njeriut, rrymat e terrorizmit, survejimi, financimi i terrorizmit, krijimi i një njësie të parandalimit të terrorizmit, menaxhimi i informacionit etj.
Ministri i Brendshëm pasi falënderoi Ambasadën e SHBA për ndihmën e vazhdueshme në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të Policisë së Shtetit u shpreh se lufta kundër terrorizmit është një platformë ku bazohet bashkëpunimi mes të dy vendeve.
Në ceremoni mori pjesë dhe zv. ambasadorja amerikane Znj. Deborah Jones.
Znj. Jones siguroi se Ambasada e SHBA dhe qeveria amerikane do të vijojnë mbështetjen për përmirësimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit.
dhënash për të gjurmuar informatorët, dhe për të verifikuar informacionin e informatorëve.
Në ceremoninë që u zhvillua me rastin e përfundimit të këtij kursi trajnimi morën pjesë gjithashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Ahmet Prençi, Shefi i Zyrës Rajonale të Sigurimit Z. Dennis San Miguel, si dhe funksionarë të tjerë të kësa zyre dhe të Policisë së Shtetit.