Rrëshen, 18 shtator, NOA - Punimet në autostradën Durrës-Kukës kanë sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në aksin Rrëshen-Kalimash.
Tuneli i Thirrës i cili është bllokuar për shkak të punimeve do të jetë i disponueshëm vetëm nga dita e hënë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 kjo për shkak se punimet kanë hyrë në një fazë intensive me përforcime masive të strukturës së shkëmbit.
Bëhet e ditur se qarkullimi në autostradën Rëshen -Kalimash është bllokuar për shkak se punimet që po kryhen në këtë aks sjellin nevojën e optimizmit të proceseve inxhinierike duke i dhënë më shumë kohë kontraktorit.
Gjithashtu në një njoftim për shtyp i është kërkuar ndjesë të gjithë përdoruesve të kësaj autostrade në Shqipëri dhe Kosovë.
f.sh/NOA