Tiranë, 18 shtator NOA - Dy adoleshentë janë ndaluar dje nga policia pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një dyqani celularësh.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Tiranë ndaluan dje 16-vjeçarin E.M, dhe 17-vjeçarin R.M, banuesa në Laknas. Ndalimi i tyre u krye sepse dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 8 shtator, kanë vjedhur dyqanin e celularëve në qendër Kamëz, në pronësi të një shtetasi.
Gjithashtu dy adoleshentët akuzohen se janë autorë edhe të vjedhjes së nja Bar-Kafe e ndodhur më datë 1 shtator të këtij viti në Qendër Kamëz, në pronësi të një shtetasi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 copë celular të tipeve të ndryshme. Materialet në ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Vjedhjes" e kryer në bashkëpunim.
k.k/NOA