Tiranë, 18 shtator NOA-Numrit të personave të prekur në vendin tonë nga gripi i derrit AH1N1 mund t'i shtohen dhe 2 raste.
Ata janë një pacient i shtruar në Â spitalin Pneumoftiziatrik dhe një rast tjetër në spitalin Pediatrik të Tiranës.
Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë ka raportuar deri në datën 16 shtator numrin më të madh të mostrave të dyshuara për gripin e derrit në krahasim me spitalet rajonale të vendit.
Sipas buletinit epidemiologjik të ISHP, thuhet se nga 722 mostra të mbledhura, vetëm në Infektivin e Tiranës janë dërguar për analiza në laboratorin e Imunofluoreshencës së ISHP, Â rreth 391 mostra prej të cilave kanë rezultuar pozitive 16 analiza.
Numri më i madh i mostrave është marrë në grupmoshën 25-44 vjeç.
Specialistët e ISHP i bëjnë thirrje mjekëve pediatër dhe epidemiologëve në të gjithë vendin të ndërgjegjësohen për rëndësinë e marrjes së mostrave në këtë grup moshë.
Sipas ISHP, numri zyrtar i të prekurve me Ah1N1 në vendin tonë është 31 persona.
Numri më i madh i tyre i përket Tiranës e Durrësit.
Â