Lushnjë, 18 shtator, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në Çermë të Lushnjës, ku një çift ka rezultuar si i helmuar nga ushqimi.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, gruaja 65-vjeçare me emrin Deje Hida, 65-vjeç ka humbur jetën pasi u helmua nga ushqimi, ndërsa bashkëshorti i saj, Ramazan Hida ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacion.
Ekspertët po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme se nga se mund të jetë shkaktuar ky helmim, e të dhënat e para rezultojnë se ka qenë për shkak të pijeve freskuese, ndërsa materialet e para i kanë kaluar prokurorisë.
n.e/NOA