Korçë, 18 shtator NOA - Katër të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur dje në një fshat të Korçës.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Sheqeras-Libonik të Korçës, pranë Urës mbi lumin Devoll kur automjeti me targa CF 381 NZ që drejtohej nga 41-vjeçari Eduart Isai, ka dalë nga rruga dhe pas përplasjes me bordurën e Urës ka rënë në lumin Devoll.
Për pasojë ka mbetur e plagosur Loreta Isai 34-vjeçe, Adriana Hamzallari, 40-vjeçe, Ali Bacelli, 63-vjeç dhe Anila Tahirllari 33-vjeçe.
Të dëmtuarit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal në Korçë dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga Policia e Qarkullimit rrugor u kryen veprimet procedurale, dhe u shoqërua në polici drejtuesi i mjetit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
k.k/NOA