Washington, 18 shtator NOA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të takohet me presidentin e Rusisë, Dimitri Medvedev gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet javën e ardhshme.
Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs tha se takimi do të bëhet të mërkurën, në ditën e hapjes së debatit vjetor të OKB-së.
Rajs gjithashtu tha se Obama do të takohet edhe me presidentin e Kinës, Hu Xhintao, kryeministrin e Japonisë, Jukio Hatojama.