English

Mblidhet sot Këshilli Bashkiak, pritet prezantimi i planit urbanistik të Tiranës

Tiranë, 18 shtator, NOA - Ditën e sotme është parashikuar që të zhvillohet mbledhja e 55 këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, gjatë së cilës pritet të prezantohet edhe Plani i Përgjithshëm Rregullues të Tiranës.

Ajo në fakt, ishte parashikuar që të zhvillohej para dy ditësh, por seanca plenare e miratimit të qeverisë së re, bëri që ajo të shtyhet dhe të vendoset për ditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i këtij Këshilli, Sokol Dervishaj, i cili ka paralajmëruar zhvillimin e mbledhjes së sotme të Bashkisë.

Plani urbanistik i Bashkisë së Tiranës prej shumë kohësh ky plan ka shkaktuar debate dhe akuza të forta mes Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës. Maxhoranca e ka akuzuar Ramën se po e mban peng këtë plan për interesa personale. Debatet pritet të jenë të forta edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku për herë të parë pas zgjedhjeve vendore të 2007-ës, Partia Socialiste nuk gëzon më maxhorancën si pasojë e koalicionit mes Partisë Demokratike dhe LSI-së.

n.e/NOA

KOMENTE