English

Ministri i ri i Drejtësisë, Nishani, takon homologen kosovare, Kelmendi

Tiranë, 18 Shtator NOA - Ministri i Drejtësisë, z.Bujar Nishani priti sot në një takim Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Znj.Nekibe Kelmendi, nga e cila mori urimet për detyrën e re.

Kelmendi i paraqiti ministrit z. Nishani komplimentet e saj dhe i uroi atij suksese. "Jam shumë e kënaqur që jam e para që ju paraqes përgëzimet e mia për detyrën e re që keni marrë në kabinetin qeverisës Berisha 2"- u shpreh ajo.

Më tej takimi mes dy ministrave u përqendrua në bashkëpunimin e frytshëm që dy palët do të kenë në të gjitha fushat e drejtësisë, si në fushën e hartimit të ligjeve, administrimit dhe të funksionimit të burgjeve, mjekësisë ligjore, noterisë etj.

Ministri i Drejtësisë, Nishani u shpreh i gatshëm për të ndihmuar si ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe institucionet e saj të varësisë me eksperiencën shqiptare.

Në këtë takim Ministrja e Drejtësisë së Kosovës shoqërohej nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Gazmend Pula dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, z. Florian Dushi.

e.r/NOA

Â

KOMENTE