English

Një zviceran ekzekuton gruan e tij shqiptare në sy të fëmijëve

Einsiedeln, ZVICËR, 18 Shtator NOA - Tragjedi familjare me dy të vdekur në Zvicër, viktimat, një zviceran dhe një shqiptare nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Einsiedelnit të Zvicrës, informon e përditshmja vendase "Blick" në faqen e saj online.

Ajo raporton se një 32-vjeçar zviceran ka qëlluar gruan e tij, 30-vjeçare, shqiptare nga Kosova. Më pas, ai ka vrarë dhe veten por rrethanat janë të frikshme pasi ngjarja është zhvilluar para syve të dy fëmijëve të tyre.

Gjithçka ka ndodhur sot në orën 08.00 të mëngjesit, kur policia lokale u njoftua për të shtëna në një shtëpi në Einsiedeln. Kur ka shkuar në vendngjarje, policia ka gjetur dy të vrarë nga armë zjarri.

Vendi i krimit që shihni në foto, në një shtëpi apartamenti në fshat, është rrethuar me shirita nga policia, ka treguar një dëshmitar.

Në vendngjarje, përveç një numri të madh policësh, kanë shkuar edhe ekspertët e mjekësisë ligjore të Departamentit të Policisë të qytetit Zyrih.

Hetimet e para nxorën faktin se i riu zviceran ishte ndarë me të shoqen e tij kosovare, dy vjet më e vogël.

Ai ka shkuar në banesë ku ish e shoqja jetonte me dy fëmijët e tyre dhe në sy të tyre ka hapur zjarr, fillimisht duke vrarë gruan e pambrojtur e më tej dhe veten. Policia tha se të vegjlit u dërguan te të afërm të tyre.

a.b/e.l/NOA

Â

KOMENTE