English

Përleshje mes tifozëve serbë dhe atyre francezë në Beograd, tre të plagosur

Beograd, 18 shtator, NOA - Përsëriten sërish incidentet sportive të tifozëve në Serbi. Pas atyre të shënuara disa ditë më parë në një ndeshje futbolli, një përleshje e vërtetë është provokuar nga tifozës serbë edhe në ndeshjen e fundit të ekipit të tyre kombëtar.

Bëhet fjalë për ngjarjen e fundit në Beograd, ku tre persona janë lënduar rëndë gjatë një përleshje ndërmjet tifozëve serbë të ekipit të futbollit "Partizani i Beogradit" dhe atyre francezë të Tuluzës.

Këto dy ekipe u përballën mes tyre në kuadrin e raundit të parë të Ligës së Kampionëve.

Të plagosurit rëndë kanë qenë dy tifozë të ekipit francez, të sulmuar nga ata serbë, akt ky për të cilin Ambasada e Francës në Beograd, ka reaguar menjëherë.

Ndërsa, i plagosuri i tretë mësohet të jetë kamerier serb i një lokali ku edhe ka plasur sherri.

n.e/NOA

KOMENTE