English

Policia rezultoi se një kamion ishte i vjedhur jashtë, arrestohet poseduesi i tij

Durrës, 18 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 35-vjeçarin Kursim Marku, lindur në Kariç të Matit dhe banues në Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, procedimi penal ndaj tij ka filluar për arsye se automjeti i tij tip kamion Fiat Iveko me targa KR-7780-A, në bazë të verifikimeve të bëra në sistemin ASF2 të Interpolit, ka rezultuar i vjedhur.

Policia organizoi punën për gjetjen e mjetit në Fushë-Krujë dhe e bllokoi menjëherë atë, e cila në ato momente gjendej në banesën e Kursim Markut, i cili edhe figuronte si pronar i saj.

U kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Krujës për veprën penale të "Trafikut të Mjeteve Motorrike", parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE