Tiranë, 18 shtator, NOA Update - Pasi 10 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhanë dorëheqjen nga ky post për shkak se fituan atë të deputetit, në mbledhjen e sotme të këtij organizmi janë prezantuar emrat e rinj që do t'i zëvendësojnë ata.
Prezantimin e tyre e ka bërë vetë kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishaj, procedurë kjo më pas e cila i ka kaluar komisionit të verifikimit të mandateve.
Sipas Dervishajt, nga Këshilli Bashkiak i Tiranës paraqiten të larguar 5 anëtarë të Partisë Socialiste si Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Besnik Bare etj, dhe 5 të tjerë që i përkasin Partisë Demokratike si Genc Strazimiri, Eduard Halimi apo Flamur Noka etj, të cilët tashmë figurojnë si deputetë të parlamentit të ri.
Emrat e rinj që do t'i zëvendësojnë ata janë Lili Nushi, Mimoza Hafizi, Mehmet Hasanlami etj nga Partia Socialiste dhe Sokol Leskaj, Blerina Agolli, Suljeman Mema etj nga Partia Demokratike.
n.e/NOA