Tiranë, 18 Shtator NOA - "Dhuro Gjak, Shpëto jetë", është filozofia e Kryqit të Kuq shqiptar në përpjekjen e vazhdueshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë e të shpëtojë jetë.
Punonjësit e Tirana Bank u bënë pjesë e kësaj iniciative, duke dhuruar gjak e duke kryer kështu një veprim human për të ndihmuar njerëzit në nevojë, por edhe vetë ata në raste emergjence.
Sot në praninë e përfaqësuesve më të lartë të Kryqit të Kuq Shqiptar, Zamir Muça, sekretar i përgjithshëm dhe zonjës Angjelina Pulluqi, sekretare, punonjësit e Tirana Bank dëshmuan vullnetin e tyre për t'u bërë pjesë e këtij akti të rëndësishëm si pjesë e përgjegjshmërisë sociale në përpjekje për përmirësimin e jetës së komunitetit tonë. Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar falënderuan drejtuesit e lartë të Tirana Bank, drejtorin e përgjithshëm z. Dimitris Santixis dhe të gjithë ata punonjës që dhuruan gjakun e tyre, për nismën e marrë dhe kontributin në këtë akt humanitar, duke theksuar se rezervat e gjakut në vend janë një ndër nevojat më të mëdha në sistemin shëndetësor të vendit.
e.l/NOA
Â