English

Qeveria miratoi Strategjinë për Administratën Publikë për 4 vitet e ardhshme

Tiranë, 18 shtator NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot Strategjinë për Administratën Publike 2009-2013.

Kryeministri Berisha e konsideroi administratën publike shtyllën kryesore në realizimin e reformave, roli i së cilës në procesin e integrimit evropian bëhet gjithnjë e më i madh. "Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, është një univers i vërtetë reformash, ligjesh, vendimesh dhe zbatimi të tyre, të cilat përpilohen dhe zbatohen nga administrata publike" tha Berisha.

Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Berisha tha se qeveria do të bëjë përpjekje të mëdha për zhvillimin më tej të administratës publike, në katër vitet e ardhshme dhe në këtë kontekst, Strategjia synon të zgjerojë e konsolidojë korpusin e punonjësve të shërbimit civil.

"Administrata e ka jetike zgjerimin dhe konsolidimin shërbimit civil, si shërbimi më kompetent, me ekspertizën më të lartë dhe më i pandikuar nga vajtje-ardhjet politike në pushtet," u shpreh Kryeministri, duke nënvizuar se "asgjë nuk i përcakton më shumë ritmet e integrimit evropian, sesa aftësia dhe fuqia reformuese e administratës."

Kryeministri informoi se qeveria do të marrë së shpejti pyetësorin europian, i cili përbën dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të vlerësohet performanca e administratës dhe e qeverisë.

"Në këtë Strategji synohet që të zgjerohet korpusi i punonjësve të shërbimit civil, si një Â domosdoshmëri. Realitet është se janë krijuar një seri agjencish me shkallën më të lartë të ekspertizës, të cilat kanë mbetur në varësi të ministrit. Ato duhet të jenë në varësi të ligjit. Krijimi i tyre është një meritë e madhe. Ato menaxhojnë procese shumë të avancuara dhe me sukses të plotë. Natyrisht, ato i përkasin dhe duhet t'i përkasin fondit të shërbimit civil. Po kështu, në qeveritë vendore, pa abuzuar me këtë problem, është e domosdoshme të konsolidohet korpusi i shërbimit civil. Mund të shqyrtohet edhe ligji, sepse në rastin e agjencive, ato nuk janë në këtë shërbim, pasi ligji atribuon administratën e ministrive dhe të qeverive vendore. Shërbimi civil duhet të shtrihet edhe në komunat e vendit" tha Berisha.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE