English

Qeveria vendos: Kontrata të përkohshme pune me 2656 punonjës të administratës

Tiranë, 18 shtator NOA-Qeveria e re "Berisha 2" në mbledhjen e saj të parë mori disa vendime mes të cilave dhe  caktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshëm në disa ministri dhe institucione qendrore.

Qeveria vendosi që 2656 punonjës të jenë me kontrata të përkohshme në administratë.

Ajo ngarkoi ministrinë e Financave për të miratuar shtesat, sipas ministrive dhe institucioneve qendrore, për numrin e punonjësve të përkohshëm, sipas profesioneve dhe afateve kohore, brenda kritereve të përcaktuara në vendim.

KOMENTE