English

Reagimi nga SHBA dhe Britania e Madhe: Enciklopedia maqedonase është false

Shkup, 18 Shtator NOA/INA - Ambasada e SHBA-ve në Shkup dhe ajo e Britanisë i kanë konsideruar sonte në mbrëmje si të pavërteta shkrimet në Enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë.

Nga kjo ambasadë thonë se janë të zhgënjyer nga ky institucion, i cili e ka vënë emrin e vetë mbi një pohim të pabazë.

Nga ambasada e SHBA-ve vlerësojnë se ky institucion duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për të përmirësuar kredibilitetin e saj.

"Pohimet se oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UÇK-së janë të pabaza dhe ‘të turpshme'. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe kanë pohuar se "Britania nuk ka bërë asnjë trajnim të UÇK-së, dhe se pohimet e tilla janë false.

Â

KOMENTE