Tiranë, 18 Shtator NOA - Leonardo ka lëshuar batutat e para, si trajneri i Milanit, pas fitores që siguroi ndaj Marsejës.
Milani fitoi ndeshjen e parë në "Champions" dhe po mendon për sfidën e radhës në kampionat.
Ndaj Bolonjës pritet që të luajë titullar Huntelar, që të zërë ose vendin e Patos, ose të Inzagit.
Në këtë sfidë pritet që të luajë edhe Ronaldinjo dhe në mesfushë është rikthyer për ndeshjen e kampionatit edhe Flamini.
Priten ndryshime në formacionin kuqezi, që nuk e ka nisur kampionatin, në ritmin e duhur.
Gatuzo do të ketë të sigurtë vendin në mesfushë, për të dhënë më shuam forcë kuqezinjve, që të gjejë fitoren e munguar në Seria A, për t'iu afruar Juves dhe Interit.
e.r/NOA