Tiranë, 18 shtator-Qeveria vendosi të shpronësojë pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor Fushë-Krujë - Milot.
Në mbledhjen e saj, qeveria e re vendosi që pronarët e shpronësuar të kompensohen në vlerë të plotë.
Shpenzimet procedurale, në vlerën 2 405 910 (dy milionë e katërqind e pesë mijë e nëntëqind e dhjetë) lekë të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
Qeveria vendosi që vlera e përgjithshme e shpronësimit, 98 224 335 (nëntëdhjetë e tetë milionë e dyqind e njëzet e katër mijë e treqind e tridhjetë e pesë) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, "Fondi i shpronësimeve".
Sipas vendimit, pronarët e përfshirë në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi "Konfirmim nga ZRPP", do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Shpronësimi do të fillojë më 30.9.2009 dhe të përfundojë më 30.12.2009.