Nga Rajmonda Lajthia
 Tiranë, 18 Shtator NOA - Viti 2008 solli një rënie drastike të investimeve të huaja për shkak të krizës financiare në mbarë globin dhe ndër të vetmet ekonomi në tranzicion që patën rritje ishin Shqipëria dhe Mali i zi.
Konstatimi vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në raportin e përvitshëm për investimet që u publikua sot.
Por parashikimet e këtij raporti janë pesimiste për sa i përket vitit 2009. Drejtori i PNUD për Shqipërinë Norimasa Shimomura shprehet se privatizimi i aseteve shtetërore ka shërbyer si faktor kryesorë në rritje.
"Krahasuar me ekonomitë në tranzicion Shqiperia renditet e dyta pas Armenisë për thithjen e investimeve të huaja. Rritja ka ardhur nga privatizimet shtetërore, por sfida e të ardhmes mbetet gjenerimi i vendeve të reja të punës", - tha Shimomura, duke folur me agjencinë e lajmeve NOA.Â
Në krahasim me vitin 2007, Shqipëria përfitoi rreth 45 % më shumë investime të huaja, ndërsa Mali i Zi, shtatë për qind.
Shqipëria ka privatizuar kompanitë më të mëdha në vend, si Albtelekom, operatorin e shpërndarjes së energjisë OSSH si dhe kompaninë e naftës ARMO.
Raporti konstaton se rrjedha e investimeve të huaja direkte është prekur rëndë në mbarë botën.
Kjo rrjedhë vazhdon të bjerë përgjatë gjithë rajoneve nga niveli më i lartë 2 trilionë USD në vitin 2007, në 1.7 trilionë në vitin 2008. Ndërsa parashikimi në vitin 2009 është se kjo shifër do të arrijë në 1.2 trilionë USD.
r.l/e.l/NOA
Â