English

Skandal në FYROM, shqiptarët fyhen rëndë duke u konsideruar si të ardhur nga mali

Shkup, 18 Shtator NOA - Fyerje e rëndë për shqiptarët ka mbërritur nga disa akademikë të Shkupit, të cilët i kanë konsideruar shqiptarët e FYROM-it, si njerëz të ardhur nga malet e Shqipërisë dhe pushtues të shtëpive maqedonase.

Kjo është shkruar madje e zezë në të bardhë, në tekstin e Enciklopedisë së parë të Maqedonisë.

Në këtë enciklopedi të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si "arbanasë", "arnautë" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). Në këtë enciklopedi shkruhet se "prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të XIX-të shqiptarët numëronin 20 mijë banorë". Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në MFYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), argumentohet me lindshmërinë e lartë dhe emigrimet nga Kosova Ndërkohë, ka reaguar Lëvizja Qytetare "Zgjohu" e cila tha sot se ajo vlerëson se, veprimet e vazhdueshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të FYROM, krijojnë përshtypjen që detyra e vetme e këtij institucioni është që të funksionojë si laborator për përvetësimin e figurave historike shqiptare, falsifikimin e historisë, në veçanti asaj të popullit shqiptar, si dhe të shpërlajë trurin e popullit të vet. Zgjohu! shpreh dyshimin se projektet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë përpilohen në Beograd dhe kanë qëllime djallëzore. Ndërkohë, Zgjohu! konsideron se ky institucion me agjendë politike, që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, po nxit urrejtje ndërnacionale dhe po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në vend.

/xh.r/e.l/NOA

KOMENTE