English

Sulm në prag të mbylljes së Ramazanit, vriten 33 persona në Pakistan

Kohat, 18 shtator NOA-Një sulmues vetëvrasës shkatërroi një hotel dhe disa dyqane në veriperëndim të Pakistanit, ku humbën jetën 33 persona.

Ky sulm ishte i drejtuar kundër komunitetit shiit në Pakistan, theksuan zyrtarët e policisë dhe të qeverisë së Pakistanit.

Shpërthimi në afërsi të qytetit Kohat ndodhi pikërisht dy ditë para përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili kremtohet si nga sunitet, ashtu edhe nga shiitët.

Shpërthimi ndodhi në fshatin shiit, Usterzai.

Dhuna në këtë fshat nënvizon pasigurinë në rajonet veriperëndimore të Pakistanit, rajon ky i cili vlerësohet si qendër e Al Kaidas dhe e talebanëve.

KOMENTE