Gjirokastër, 18 shtator, NOA - Vendi ynë është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit, pas atyre të konstatuara në zonën e Dibrës, apo atë të Kavajës para pak ditësh.
Sipas të dhënave sizmologjike, goditja e sotme ka qenë ka qenë me një intensitet prej 4.4 gradësh të shkallës Rihter dhe ka patur si epiqendër të saj zonën e Piqerasit dhe të Finiqit në rrethin e Sarandës.
Por bëhet e ditur se ajo është ndjerë edhe në zonën e Tepelenës, Gjirokastrës dhe të Përmetit.
Lëkundja e tërmetit është shënuar në orët e para të paradites së sotme dhe bëhet e ditur nga sizmiologët se kanë qenë dy të tilla të cilat kanë goditur zonën më jugore të vendit.
Sipas të dhënave të sizmiologëve, ndërsa goditja e parë ka qenë me magnitudë 4.4 Rihter, e dyta ka qenë me magnitudë 3.9 Rihter.
n.e/NOA