English

Topi në Mal të Zi, vlerëson rolin e komunitetit shqiptar

Podgoricë, 18 shtator NOA-Presidenti i vendit Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me komunitetin shqiptar në shtetin fqinj.

Gjatë vizitës së tij, Topi ka takuar, politikë, parlamentarë dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Në këto takime, Presidenti Topi ritheksoi se shqiptarët në Malin e Zi konsiderohen  si urë lidhëse dhe miqësie, të cilët ndikojnë pozitivisht në stabilitetin, bashkëpunimin e kohezionin e brendshëm.

Topi  shprehu bindjen se pakica shqiptare në Mal të Zi, nëpërmjet institucioneve, përfaqësuesve të saj në Parlament dhe organeve të zgjedhura të pushtetit vendor, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë luajale në kërkesat e saj në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe me Konventën e Këshillit të Evropës për Minoritetet.

"Në këtë kuadër, mendojmë se disa kërkesa administrative, kulturore, arsimore, infrastrukturore ose të funksionimit të pushtetit vendor, do të zgjidhen me dialog demokratik", - tha Topi.

KOMENTE