Paris, 18 Shtator NOA - Kompania e telekomunikacionit  "France Telecom", është shokuar nga një seria i frikshëm vetëvrasjesh të punonjësve të saj.
Vetëm në këto muajt e fundit të paktën 23 punonjës të kompanisë franceze kanë kryer vetëvrasje kurse një ditë më parë u konfirmua edhe një rast tjetër tentimi të flijimit.
Një nëpunëse e kompanisë, ka tentuar të bëjë vetëvrasje pasi ka kuptuar se do të zhvendoset në anën tjetër të vendit përmes transferimit në një nga degët e kompanisë. Kurse më herët, para disa ditësh, një tjetër nëpunëse është hedhur nga kati i katërt dhe në letrën e lamtumirës ka shkruar për problemet që ajo shprehej se kishte në punë.
Autoritetet nuk kanë folur zyrtarisht mbi këtë dukuri, kurse drejtuesit e kompanisë përpiqen të konsiderojnë se këto vetëvrasje nuk e kalojnë mesataren kombëtare të dukurisë së vetëflijimit.
Megjithatë ata janë shprehur se ndjehen të shqetësuar me këto zhvillime, kurse kanë premtuar se do të vendosin së shpejti një linjë të posaçme telefonike që të këshillojnë punonjësitt që kanë stres për shkak të problemeve në punë, si një përpjekje që të parandalohen pasojat.Â
Ndërkohë, ministri i Punës së Francës zhvilloi të enjten një takim me drejtorin ekzekutiv të kompanisë "France Telecom", Didier Lombar, ku është deklaruar se "spiralja e zezë" duhet të marrë fund dhe është pranuar se po gjenden përballë një epidemie vetëvrasjesh.
"Sot është me rëndësi që të ndalojmë këtë epidemi, e cila ka përfshirë kompaninë tonë. Deri më 31 tetor do të ndërpresim të gjitha zhvendosjet nga vendet e punës. Të shohim mos është ky problemi", ka thënë z.Lombar.
Precedenti i vetëvrasjeve përfshiu dy vjet më parë edhe kompaninë e prodhimit të automjeteve "Renault", ku shumë persona u vetëflijuan, duke detyruar autoritetet të hapin një hetim për kushtet e punës.Â
a.k/NOA