Tiranë, 19 shtator, NOA - Vetën 16-vjeç dhe ka arritur të vjedhë një shumë të konsiderueshme parash me dhunë një qytetari në një nga rrugët e kryeqytetit mesditën e djeshme.
Adoleshenti me iniciale M.M, 16-vjeç ka kryer këtë akt duke përvetësuar në mënyrë të dhunshme shumën e parave prej 163 euro dhe 15 000 lekësh në rrugën e quajtur Sali Nivica.
Burime nga policia pohojnë se menjëherë pas denoncimit të bërë në polici mbi ngjarjen e ndodhur është bërë i mundur ndalimi në inisiativë i adoleshentit.
Gjithashtu janë kryer veprimet proçeduriale dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprën penale të vjedhjes me dhunë.
f.sh/NOA