Ravena, 19 shtator, NOA - Përplasja e fortë e një makine i ka marrë jetën Brian Filipit, sulmuesit shqiptar të skuadrës së futbollit në Ravena të Italisë.
Sipas të dhënave policore italiane, ai u përplas nga një makinë dhe është ndarë nga jeta gjatë transportimit të tij për në spital.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël turistik të Ravenas, Cervia, ku 20- vjeçari duke ecur në këmbë së bashku me një shok të skuadrës, është gjendur i përplasur nga një makinë e cila i ardhur nga pas.
Në spital për të parë të riun shqiptar kishte mbërritur edhe presidenti i Ravenas, Xhani Fabri. "Filipi kishte perspektiva", mësohet të jetë shprehur ai.
Ai ishte luajtur në kombëtaren e të rinjve të Shqipërisë dhe Palermo në muajt e kaluar e kishte marrë si rezervë.
n.e/NOA