Prishtinë, 19 shtator, NOA - Kosova një ditë ka për të qenë me siguri pjesë e familjes evropiane do të realizohet, por, për këtë duhet ende kohë dhe shumë punë.
Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell në ligjëratën e tij para Kubit të Atlantikut të Kosovës dhe atij të Bullgarisë.
Sipas përfaqësuesit të lartë të qeverisë së SHBA në Prishtinë, Kosova duhet të realizojë paraprakisht disa objektiva të saj që kanë të bëjnë me krijimin e një shoqërie demokratike e multietnike, ku sundon rendi e ligji si dhe të punohet për zhvillim ekonomik të vendit. "Unë kam qenë dëshmitar i përparimeve të Kosovës në shumë fusha dhe jam i sigurt se Kosova do të ketë rol të rëndësishëm në NATO-,si garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kam shumë besim se kjo ëndërr do të realizohet", tha Dell.
Më pas, ai ka shtuar se sfidat integruese të Kosovës parashtrojnë disa objektiva të rëndësishme të cilat duhet të përmbushen nga ana e institucioneve të vendit". n.e/NOA
Â