Bruksel, 19 shtator, NOA -Â Ballkani është një rajon kaq i ngushtë prandaj dallimi që bëhet mes vendeve anëtare të tij prej Bashkimit Evropian duket i ekzagjeruar dhe i pakuptimtë.
Një fakt të tillë e ka cituar vetë euro-parlamentarja, Doris Pack, e cila në kuadrin e debateve në Parlamentin Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka dalë kundër idesë së përjashtimit të Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës nga lista e vendeve që mund të përfitojnë prej tyre në vitin e ardhshëm.
"Nuk e besoj se mund të bëhen dallime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë. Në veçanti, në rastin e Bosnje-Hercegovinës, kemi të bëjmë me dënimin e një populli, i cili ka vajtuar më së shumti, për shkak të gjendjes atje. Në qoftë se Bosnje-Hercegovina nuk e fiton të drejtën e udhëtimit të qytetarëve pa viza, ndërsa Kroacia dhe Serbia e fitojnë këtë të drejtë, atëherë kroatët dhe serbët do të kenë përparësi. Myslimanët do të getoizohen, që me siguri nuk është mirë", vlerësoi ajo. Sipas Pack, problemi në fakt nuk qëndron tek popullatat e këtyre vendeve, të cilët sipas saj meritojnë një të ardhme më të mirë dhe integrim sa më të shpejtë, por qëndron tek politikanët e tyre, të cilët nuk i kryejnë sic duhet detyrat që kanë përsipër duke i lënë ato të vuajnë.
 "Problemi është që politikanët në rajon nuk i marrin fare seriozisht problemet e gjeneratave të reja. Politikanët mund të lëvizin pa viza dhe luftojnë vetëm për idetë e tyre nacionaliste. Asnjë nuk përpiqet ta forcojë shtetin", vijoi ajo.
Ndërkaq, në kuadrin e debatit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, javën që vjen parashikohet diskutimi i informacioneve më të detajuara për gjendjen.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â
Â
Â