English

Dy djem dhe një burrë i dënuar për rrahje, vjedhin naftë në Malin me Gropa

Tiranë, 19 Shtator NOA - Një burrë 44 vjeçar dhe dy djem në moshë të re, janë "grupi" që me synimin për të bërë para, u sulën te Mali me Gropa për të vjedhur naftë.

Por këtë e kanë bërë jo në ndonjë vatër ku nafta rrjedh "lumë", por në antenat e vendosura për një kompani.

Në përpjekje e sipër për të shpënë naftën në Tiranë, ata janë kapur me presh në duar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, thanë sot për agjencinë NOA, se realizuan arrestimin në flagrancë të tre personave, të dyshuar për konsumim të veprës penale të vjedhjes.

Ata janë Mariglen Sinani, 26 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, Elton Mark Pepa, 24 vjeç, lindur në Ulëz dhe banues në Babrru Tiranë dhe Mark Gjon Tanushi, 44 Â vjeç, lindur dhe banues në Babrru Tiranë, i dënuar më parë për rrahje.

"Arrestimi i tyre u krye sepse dje dyshohet se në Malin me Gropa, kanë tentuar të vjedhin lëndë djegëse e llojit naftë", - sqaroi zyrtarisht policia.

Ndërkohë, u kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të cilat shërbenin për transportimin e naftës, si dhe u sekuestruan 3 bidonë me 30 litër të mbushur me naftë.

Për tre të dyshuarit, materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. a.r/NOA

KOMENTE