Londër, 19 shtator, NOA - Shok në një shkollë në Anglinë jugore: Një djalë 12 vjeç është kthyer nga pushimet i shndërruar në një vajzë dhe me një emër të ri.
Vajza kishte nisur që herët të përdorte terapinë e hormoneve dhe po përgatitet për operacione në organet gjenitale, për të ndryshuar dhe për t'u bërë ndoshta transvestiti më i ri në botë.
Një stuhi e polemikave ka shpërthyer në institutin ku ajo studionte, duke akuzuar edhe prindërit, të cilët nuk kanë komunikuar në kohë lajmet alarmuese të fëmijës së tyre gjatë viteve të hershme të shkollës.
"Fëmijët janë të papjekur dhe kjo nuk është e drejtë edhe ndaj fëmijës i cili është përballur me këtë ndryshim", mësohet të jenë shorehur mësuesit e shkollës lidhur me një fakt të tillë.
Djali i kthyer në vajzë, shpresonte se ndryshimi i tij nuk u vu re në tranzicion mes të arsimit fillor dhe të mesëm.
Por disa nga ish-shokët e klasës e kanë njohur dhe kanë filluar t'i punojnë rrengje të çdo lloji.
n.e/NOA
Â