English

Plagos bashkëfshatarin, arrestohet nga policia

Tiranë, 19 shtator, NOA - Policia e Tiranës ka bërë të mundur ndalimin e Kristo Ballës, 48-vjeç pasi dyshohet si autor i plagosjes së Mariglen Plakut, 30-vjeç.

Arrestimi u bë i mundur mbrëmjen e djeshme nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit.

Kristo Balla është i dyshuar si autor i një plagosje të rëndë të ndodhur në Farkë të Vogël më datën 11 shtator.

Sipas burimeve policore mësohet se pas një sherri banal Kristo Balla ka plagosur Mariglen Plakun i cili është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Tiranës.

Grupi hetimor po kryen veprimet proçeduriale dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

f.sh/NOA

KOMENTE