English

Shtatë ish-drejtorë të CIA-s letër Obamës: Të ndalen hetimet për torturat e CIA-s

Uashington, 19 shtator, NOA - Hetimet për të zbuluar nëse ka patur apo jo abuzime me metodat e përdorura nga punonjës të CIA-s në proceset hetimore gjatë administratës së ish-presidentit Bush duhet të ndalen menjëherë.

Ato janë kriminale dhe dekurajojnë punonjës të tjerë të CIA-s që të marrin vendime të guximshme për të mbrojtur vendin, apo mund të shkaktojnë ndrojtjen e qeverive të huaja për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara.

Një fakt i tillë pohohet në një letër të posaçme që shtatë ish-drejtorë të Agjencisë së Inteligjencës Amerikane i kanë dërguar Presidentit Obama.

Ata kanë shërbyer si gjatë administratave demokrate dhe atyre republikane, e paraqitën kërkesën e tyre me shkrim në një letër të dërguar Shtëpise së Bardhë, duke tentuar të dnryshojnë vendimin e Obamës.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder caktoi muajin e kaluar prokurorin Xhon Durham për të drejtuar hetimet, që do të përcaktojnë nëse ka patur apo jo abuzime nga personeli i CIA-s gjatë proçeseve hetimore me të dyshuarit për akte terroriste.   Â

n.e/NOA

Â

KOMENTE