English

Torta me mollë, ja çfarë kanë zgjedhur Nju Jorkezët për të hyrë në librin Giness

Nju Jork, 19 shtator, NOA - Kanë zgjedhur një nga mënyrat më të çuditshme për tu bërë protagonistët e radhës në librin e rekordeve Giness.

Bëhet fjalë për disa qytetarë nga Nju Jorku të cilët kanë vendosur që reshjet e shiut të vjeshtës ti zevendësojnë me diçka më të ëmbël siç janë tortat me mollë.

Ata zgjodhën këtë ëmbëlsirë për të goditur sa më shumë njëri-tjetrin e cila kaloi më shumë si një argëtim se sa qëllimi që i kishin vënë ata vetes për tu bërë dhe fituesit e çmimit Giness.

Si rezultat i kësaj loje ajo çfarë kanë fituar Nju Jorkezët ka qenë aroma e mollës që ka mbuluar qytetin e tyre.

f.sh/NOA

KOMENTE