English

Vritet me thikë në fyt një tranvestit në qendër të Tiranës

Tiranë, 19 shtator NOA - Një person me identiteti seksual të ndryshuar, ka gjetur vdekjen para pak minutash pasi u ther me thikë në fyt, nga një person i cili po kërkohet nga policia.

Lajmi u konfirmua për agjencinë e lajmeve NOA, nga drejtorja për Marrëdhëniet me Publikun në Policinë e Tiranës, Alma Katragjini.

Ngjarja ndodhi në orën 23.00 në qendër të kryeqytetit, në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës.

Burimet në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se viktima njihet me emrin "Kristi", një mashkull rreth 40 vjeç i shndërruar në femër, një ndër tranvestitët që gjenden në Tiranë dhe qarkullojnë rëndom prej vitesh duke u përpjekur të kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që u afrohen.

Viktima është qëlluar me një thikë në fyt dhe ka gjetur vdekjen pak minuta më vonë, ndërsa po transportohej në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Policia e cila gjendet në vendngjarje, dyshon më së pari, për mundësinë e vrasjes për shkak të faktit se viktima ishte tranvestit, pra një njeri me devijime seksuale.

e.r/NOA

KOMENTE