English

Zgjedhja e kryetarit të ri në 26 shtator, Partia Socialiste konfirmon anëtarësinë

Tiranë, 19 shtator, NOA - Në kuadrin e procesit zgjedhor për kryetarin e ri në 26 shtator, Partia Socialiste ka konfirmuar anëtarësinë e saj, e cila mësohet të jerm deri tani rreth 83 mijë anëtarë në të gjithë vendin.

Në bazë të parimit "Një anëtar, një votë", pritet që ata të jenë pjesë e procesit të zgjedhjes së kryetarit.

Ndërkaq, mësohet se kryesocialisti Edi Rama, i shoqëruar nga rivali i rij, Maqo Lakrori në garën për kryetar, do të vijojnë edhe gjatë këtyre ditëve të fundit të mbetura para ditës së zgjedhjes së kryetarit, takimet me bazën socialiste në të cilat do të shpalosin platformat e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE