Tiranë, 20 shtator NOA - Enciklopedia e Republikës së Maqedonisë e cila ka në përmbajtjen e saj prejardhjen e shqiptarëve ka sjellë reagimin e LSI-së.
"Në emër të LSI-së shpreh keqardhjen për përmbajtjen e Enciklopedisë së Republikës së Maqedonisë, e cila paraqet pasaktësira historike për prejardhjen e shqiptarëve dhe për figura të rëndësishme të historisë së tyre' deklaroi sot kryetari i KDK-së Edmond Haxhinasto.
"Një reagim i tillë do të ishte i panevojshëm nëse kjo Enciklopedi nuk do të ishte botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Maqedonisë, një institucion shtetëror i saj.
Ne vlerësojmë se përcaktimet jo shkencore dhe arkaike të kësaj Enciklopedie, nuk i shërbejnë as historisë, as të vërtetës, as kompleksit për të errësuar apo ngritur identitetet e kombeve" shtoi më tej Haxhinasto.
Sipas tij, këto qëndrime janë manipulime politike dritëshkurtra të cilat rrjedhin në kah të kundërt me frymën e harmonisë e bashkëjetesës midis kombeve dhe rrymat e integrimit të kombeve të rajonit mes tyre dhe në strukturat Euro-Atlantike. k.k/NOA