English

Gara për të drejtuar PS, Rama e Lakrori në Fier: Ne do të rezistojmë

Fier, 20 shtator NOA - Gara për kreun e PS është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Dy kandidatët Edi Rama i cili aktualisht mban detyrën e kreut të PS-së dhe Maqo Lakrori kanë paraqitur platformat e tyre para anëtarësisë së PS në Fier.

Në qytetin e Fierit, kryetari në detyrë që kërkon të drejtojë sërish PS, Edi Rama është ndalur gjerësisht në marrëdhëniet e kushtëzuar të PS me Kuvendin e Shqipërisë, duke cilësuar se kushtet e opozitës janë objektive.

"Ne duhet të rezistojmë, dhe ne do të rezistojmë. Dhe ju siguroj se fati i kësaj beteje nuk është në dorën e Sali Berishës, as të Ilir Metës, as të Fatos Nanos.

Ky është një pushtet ilegjitim, fati i kësaj beteje është vetëm në dorën tonë. Fati i kësaj beteje mund të shkruhet vetëm në mendjen dhe në zemrën tonë dhe fatin e kësaj beteje e përcaktojmë vetëm ne, me kurajo, me vendosmëri dhe me bindjen se nuk ka rrugë tjetër, se çdo rrugë tjetër është rruga që na çon në humbjen e lirive dhe të drejtave tona" tha Rama.

Ndërsa kandidati tjetër për kryetar i PS në katër vitet që vijnë Maqo Lakrori shpjegoi para anëtarësisë programin e tij për drejtimin e PS.

Platforma e Lakrorit në vetvete për mban ndryshime statutore, përcaktimin e një programi qartësisht në majtë dhe ndryshime në strukturën organizative të PS.

"Një element tjetër i domosdoshëm për statutin tonë, është që ne ti kushtojmë një vend të veçantë, përfaqësimit të mendimit të socialistëve në emigracion.

1/4 e popullit tonë sot është në emigracion dhe ne duhet që në mendimin dhe në veprimin e partisë të mbledhim në mënyrë të organizuar mendimin e socialistëve në emigracion dhe ta pasqyrojmë këtë mendim dhe veprim të partisë sonë.

Ne duhet ta përcaktojmë në programin tonë detyrimin që të gjithë përfaqësuesit tanë në ekzekutiv, në qeveri qendrore ose në qeveritë vendore, në të gjitha hapësirat që lejon potenciali ekonomik dhe kuadri ligjor, të zbatojnë programin e partisë.

Ne me atë program shkojmë dhe kërkojmë votat, me program të majtë.

Pra duhet ta shndërrojmë në detyrim që maksimalisht sipas mundësive, në ekzekutiv qendror ose vendor te respektojmë këtë program" u shpreh Lakrori.

k.k/NOA

Â

KOMENTE